Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica për nder të Ditës së Gruas ka vizituar gratë e moshuara që janë duke banuar në shtëpinë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare në Prishtinë.

Ministri Reçica tha se më e pakta që mund të bëjnë në këtë ditë të veçantë është që t’i vizitojë këto gra dhe t’iu dhurojë nga një lule.Ai mes tjerash, bëri të ditur se të gjitha kushtet për jetesë janë plotësuar nga ministria që ai drejton.

Ndërsa, drejtoresha e Shtëpisë së Pleqve, Raza Aliçkaj tha se ndihet falënderuese ndaj ministrit për plotësimin e kushteve dhe këtë vizitë.Të kënaqura me këtë veprim të ministrit u panë dhe vet banorët e që jetojnë në këtë shtëpi./