Reçica: PDK-ja s’ka kërkesë specifike për miratimin e buxhetit

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, ka thënë se kjo parti s’ka ndonjë kërkesë specifike për miratimin e buxhetit, duke konfirmuar se do ta votojnë atë.

Megjithatë ai ka thënë se në seancën kur pritet të votohet buxheti, ata do të diskutojnë dhe do t’u tregojnë qytetarëve për keqqeverisje nga të dyja qeveritë, ajo e Kurtit dhe e Hotit.

Situata është e ndjeshme dhe mosvotimi i buxhetit do të krijojë gjendje të rëndë për vendin, jo vetëm për shkak të pandemisë, por edhe për situatën në përgjithësi.

Ne do ta votojmë buxhetin. Por do të diskutojmë dhe s’kemi ndonjë kërkesë specifike, por do të tregojmë qytetarëve se dy qeveritë kanë keqqeverisur vendin”, tha ai.

Reçica u shpreh se PDK-ja do të votojë edhe marrëveshjet ndërkombëtare.