Reçica: Gruaja rome refuzon të pranojë mbrojtje sociale

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skënder Reçica, ka vizituar në Qendrën për Rehabilitimin e Grave të Prekura nga Dhuna, tash gruan rome e cila ka qenë cak i dhunës fizike në ditët e fundit.

“Si ministër e ndjeva për obligim që të vi dhe ta vizitojë një qytetare që trajtohet si viktimë e dhunës. Gjendja aktuale e saj është në nivel të mirë. Është transferuar nga Qendra për Punë Sociale e Ferizajt, në Podujevë dhe në në mungesë të qendrës në Podujevë është transferuar në Prishtinë”, ka thënë Reçica.

Reçica në Info Magazine ka pohuar se tashmë kjo qytetare ka një kujdestar që është përgjegjës për të.

Por sipas ministrit gruaja nga komuniteti rom nuk ka vullnetin që të gëzojë mbrojtjen sociale.

“Ajo nuk është e kënaqur që të rehabilitohet në një qendër të tillë. Punëtori social duhet të marrë vendimet dhe të rekomandohet që të vizitohet nga një ekip mjekësore. Nuk është e mitur, është në moshë të rritur dhe nuk ka vullnet që të pranojë mbrojtje sociale”.