Reçica, fshati ku banorët komunikojnë me radiolidhje

I rrethuar me shumë bukuri natyrore, dikur në të jetonin shumë familje gjersa sot thuajse është braktisur.

Në mungesë të gjërave më elementare, nisur nga infrastruktura, mungesa e shkollimit e kujdesit shëndetësorë, banorët u ndjen të obliguar të largoheshin nga vendlindja e tyre.

Dhe tash, vetëm 5 familje jetojnë në fshatin Reçicë.

Edhe këtë rrugë që e kishin, u bllokua. Sipas Afrim Fejzullahut, dimrin që lamë pas fermerët e pësuan rëndë, duke u detyruar që ushqimin e kafshëve ta transportojnë nga qyteti.