Reçica: Ferizaj është komuna më e shkelur nga Qeveria

Deputeti i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Elmi Reçica, gjatë seancës së Kuvendit, e ka nisur fjalimin e tij duke kërkuar qetësi në sallë.

Ai ka kritikuar Qeverinë, duke thënë se ajo një kohë premtonte barazi e drejtësi, ndërsa sot po i shpenzon paratë e tyre në meditje e paga për familje e qeveritarët.

“Sot Qeveria Kurti, po ndan 50 milionë euro më shumë për trashjen e kuletës së zyrtarëve publik, të saj dhe luksin, po redukton shpenzimet kapitale për 30 perqind më pak, 73 milionë më pak për qytetaret”, shtoi ai tutje.

Ai tha se si anëtar i Komisionit për çështje të Sigurisë dhe mbrojtjës, verej rritje per kategorinë e shpenzimeve kapitale, por nuk mjafton me nevojat e kryerjes se nevojave të FSK.

Reçica gjithashtu theksoi edhe anashkalimin e Qeverisë, lidhur me ndërtimin e objektit të Spitalit të Ferizajt, e cila sipas tij është komuna më e shkelur.

“Për ndërtimin e Spitalit nuk janë ndarë mjete, ani pse me amandament kam kërkuar të rritet shuma e paraparë”, u shpreh deputeti.

Reçica nga Kuvendi, u shpreh i bindur se kryetari aktual i kësaj komune, i cili vjen nga radhët e PDK-së, gjithashtu, do fitojë bindshëm zgjedhjet lokale, për shkak të punës së tij për qytetin e Ferizajt.GazetaRaporto/