Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica thotë se personat që kanë kryer gjenocid në Kosovë duhet të perballen me drejtësinë.
Reçica thotë se kryetari i partisë së tij, Fatmir Limaj është përballur me disa procese gjyqësore, e kjo si rezultat i shpifjeve të atyre që sollën gjenocidin në evropë gjysëm shekullli pas nazistëve.
“Në këto kohët kur gjuajta e shtrigave ka trimëruar vetë ato, ne duhet t’ua themi me zë dhe t’iu kundërvihemi duke nxjerrë fakte. Fatmir Limaj është përballur me disa procese gjyqësore, si rezultat i shpifjeve të atyre që sollën gjenocidin në europë gjysmë shekulli pas nazistëve, por doli i pastër si loti, ashtu siç ishte vetë lufta e UÇK-së”, ka shkruar Reçica në Facebook.
Reçica thotë se Daçiq dhe ata që ideuan e planifikuan gjenocidin në Kosovë duhet të përballen me drejtësinë.
“Është koha për t’u përballur me drejtësinë Daçiqët dhe lloji i tij, ata që ideuan, planifikuan dhe bënë gjenocid në Kosovë. Ky është vetëm fillimi, Kosova kurrë nuk do të ndalet së kërkuari drejtësi, derisa kryesit e gjenocidit nuk marrin dënimin e merituar!”, ka shkruar Reçica







