Recetë për paragjellë me të cilën Sophia Loren ka çmendur meshkujt

Përgatitet thjesht

Gjinia mashkullore kurrë nuk ka qëndruar indiferent ndaj aktores italiane, transmeton Telegrafi.

Kështu e ka përgatitur atë paragjellë Sophia Loren…

Përbërësit:

– 1 kg kërpudha;
– gjysmë filxhani thërrmija buke;
– gjysmë filxhani karkaleca të grirë të papërpunuar;
– 2 lugë të vogla qepë të reja të grira;
– 3 lugë të vogla selino të grirë;
– ¼ lugë e vogël hudhër të grirë;
– 2 lugë të vogla majdanoz të grirë.

Përgatitja:

Lani kërpudhat dhe hiqjani kërcejtë.

Përzieni thërrmijat e bukës, karkalecat, qepën e re, selinon, hudhrën dhe majdanozin.

Sipas dëshirës shtoni salcë domateje.

Qitni kripë dhe piper.

Mbushni kërpudhat me tretjen dhe piqni në 180 gradë Celsius 20 minuta.