Recetë ekonomike me makarona për ata që nuk kanë kohë për të gatuar

Për pak minuta, dreka për të gjithë familjen është gati!

Kur të ktheheni nga puna, mund ta përgatisni këtë drekë shpejt dhe me lehtësi.

Përbërësit:

– 400 g makarona;

– 1.5 litra ujë;

– kripë;

– 1 lugë gjelle vaj.

Për salcë:

– 2 lugë vaj;

– 1 lugë gjalpë;

– 2 lugë pure domatesh;

– kripë, piper, spec djegës, borzilok

– 4 vezë

– majdanoz

– 1 dc jogurt (sipas dëshirës).

Përgatitja:

Zieni makaronat.

Shtoni gjalpin ose vajin në tigan; pastaj purenë domatesh; erëza dhe vezë të plota.

Kur të jetë skuqur, shtoni makaronat dhe përzieni të gjitha.

Shtoni majdanoz dhe kos, sipas dëshirës.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.