Receta e paçes dibrane

Jeni kuriozë të dini sesi përgatitet paçja dibrane? Jeni në vendin e duhur pasi Shije ju sjell recetën fantastike realizuar nga Zonja Katerina, e cila ka hapsirën e saj të gatimit çdo mëngjes në televizionin “News 2

Hidhini një sy dhe mos kini frikë ta përgatisni vetë më pas.

Përbërësit

3 lugë gjelle miell misri
2 lugë gjelle gjalpë
3 gota lëng mishi
1 vezë
2-3 thelpinj hudhër
2-3 lugë gjelle uthull
Kripë, piper

Përgatitja

Fillimisht kaurdisim miellin e misrit me gjalpë duke e trazuar me lugë druri. E lemë miellin të kaurdiset mirë derisa të marrë pak ngjyrë dhe më pas shtojmë lëngun e mishit.
Nëse nuk kemi lëng mishi mund të bëjmë një buljon me koncentrat. Vazhdojmë trazimin derisa lëngu të fillojë të lidhet.
Në një blender vendosim 1 kokërr vezë, 2-3 thelpinj hudhër dhe 2-3 lugë uthull. Kështu realizojmë një salcë të cilën e shtojmë tek gatimi.
E lemë paçen dibrane në zjarr për 2-3 minuta dhe më pas e servirim të nxehtë.