Reali vazhdon të “shkelë”, e mposht Ajaxin dhe me një këmbë është në çerekfinale (VIDEO)

Në “Amsterdam Arena” u luajt ndeshja e parë e 1/8-ave të finaleve të Champions League mes Ajaxit dhe Realit të Madridit.

Me mjaft vështirësi skuadra spanjolle fitoi 2-1, ku të tre golat e shënuan në fraksionin e dytë.

Pjesa e parë u mbyll në barazim 0-0, por VAR-i i anuloi një gol Ajaxit.

Në minutën e 37-të nga një goditje këndi, është Tagliafico që shënon, duke kaluar Ajaxin në avantazh.

Por, për herë të parë aplikohet sistemi VAR dhe pas pamjeve filmike, goli anulohet për pozicion jashtë loje.