Reali shtanget në ‘Bernabeu’, Manchester City drejt çerekfinaleve VIDEO

Në “Santiago Bernabeu” u luajt takimi i parë i 1/8-ave të finaleve të Champions League mes Real Madridit dhe Manchester Cityt.

Kampionët e Anglisë fituan me përmbysje 2-1, duke hedhur një hap para drejt çerekfinaleve.

Në pjesën e parë rezultati nuk ndryshoi, duke u mbyllur me rrjeta të paprekura.

Në minutën e 60-të është Isco që kalon madrilenët në avantazh, duke bërë që të shpërthejë “Bernabeu”.

Por anglezët reagojnë, duke barazuar në të 78’ me anë të Gabriel Jesus.

Më pas, De Bruyne me penallti u jep fitoren Cityt, i cili në ndeshjen e kthimit i duhet vetëm të administrojë rezultatin, për të siguruar biletën në çerekfinalet e Championsit.