Reali në ndjekje të titullit kundër Villarrealit

Real Madridi e luan sonte ndeshjen e fundit të sezonit kundër Villarrealit

Real Madrid do të synojë mbrojtjen e titullit në La Liga, derisa pret në Alfredo di Stefano skuadrën e Villarrealit. Titulli më shumë do të varet nga rezultati i ndeshjes Real Valladolid-Atletico Madrid, pasi që Atletico vazhdon të jetë në vendin e parë të La Ligas.

Por, Real Madridit i duhet fitorja sonte në mënyrë që mos t’i lërë asgjë rastësisë dhe ta shfrytëzojë rastin në rast se Atletico humbet. Për këtë, Los Blancos nuk do të kenë punë të lehtë pasi që përballë kanë finalistin në finalen e Europa Ligë sivjet, Villarreal.

Trajneri i Villarrealit në konferencën për shtyp e ka bërë të qartë se nuk do t’i lë asgjë rastësisë pasi që dëshiron të jetë në vendin e gjashtë në mënyrë që skuadra e tij të luajë vitin e ardhshëm në Europa Ligë, në rast se nuk fiton në finale kundër Manchester United.

Zinedine Zidane ka startuar sot në sulm me Vinicious Jr, Benzema dhe Asensio në sulm, derisa ashtu siç është paralajmëruar Eden Hazard nuk është as në bankën rezervë në ndeshjen e fundit të Real Madridit.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid

Villarreal

Ndeshja fillon në ora 18:00