Trajneri

Reali i shënoi në minutën e 92-të, trajneri çmendet tërësisht dhe nuk i kontrollon veprimet

Alavesi është mposhtur minimalisht 0-1 nga Reali i Madridit. Vendasit kanë ruajtur barazimin deri në minutën e 92-të, kur Vaskezi tundi rrjetën dhe i dha tre pikët madrilenëve.

Një gol që ka dhembur shumë në kampin e Alavesit. Trajneri Luis Garcia Plaza e ka humbur tërësisht toruan pas këtij goli të pësuar.

Trajneri i Alavesit nuk i ka kontrolluar më veprimet e tij, teksa është kapur nga kamerat duke bërtitur si i çmendur pranë pankinës. Plaza “shkund“ njërin prej lojtarëve të tij që gjendej pranë, ndërsa më pas hedh përtokë me nervozizëm të theksuar xhupin dhe kapuçin. Më tej shkon të ulet në stol, duke shfryrë edhe më shumë nervat e tij. Trajneri i Alavesit shihet të bërtasë si i çmendur dhe të përplaset në stolin e tij. Humbja rezultoi tmerrësisht e hidhur për të.

https://twitter.com/i/status/1737968637166911692