Real Madridi ndalet me barazim nga Betisi, lajm i mirë për Barçën dhe Atleticon

Real Madridi ka bërë një hap prapa në luftën për titull sonte. “Los Blancos” nuk arriti të shkojë më shumë se një barazim pa gola si vendas ndaj Real Betisit.

Gjatë 90 minutave, Real Madridi e kërkoi golin, por nuk arriti ta gjejë assesi.

Me këtë barazim, Real Madridi shkon në kuotën e 71 pikëve në vendin e dytë, dy më pak se Atletico që ka një ndeshje më pak dhe tri më shumë se Barcelona që është minus dy lojë.

Në anën tjetër, Betisit i konvenoi kjo pikë ndaj një kundërshtari si Real Madridi. Ata tani kanë 50 pikë dhe gjenden në vendin e gjashtë.