Real Madridi interesohet për Bruno Fernandes

Real Madridi është duke tentuar të transferojë yllin e Sportingut të Lisbonës, Bruno Fernandes para mbylljes së afatit kalimtar të verës, bën të ditur “Mundo Deportivo” të martën.

Mesfushori i Portugalisë impresionoi në stinorin 2018-19, duke shënuar 32 gola dhe asistuar 18 tjerë në 53 ndeshje në të gjitha garat.

Ai është kërkuar këtë verë nga skuadra të mëdha evropiane, ndërsa ishte pranë transferimit te Manchester Unitedi. Real Madridi po shpreson të sigurojë transferimin e Fernandesit 24-vjeçar me ndihmën e agjentit të famshëm Jorge Mendes, që po drejton negociatat.

Fernandes ka kontratë me Sportingun deri në verën e vitit 2023, ndërsa ai është transferuar nga Sampdoria në verën e vitit 2017 për 9.7 milionë euro. Më herët kishte luajtur në Itali te skuadrat si Novara e Udinese.

loading…