Real Madridi nuk heq dorë nga Christian Eriksen, madje ka gjetur edhe mënyrën për të mbërritur te mesfushori danez.
Drejtuesit e klubit “merengues” synojnë të përfshijnë në bisedimet me homologët e Tottenhamit kartonin e James Rodriguezit, që është i huazuar te Bayerni.
Më emërimin e trajnerit Niko Kovac, mesfushori kolumbian nuk po aktivizohet në vazhdimësi, me mediet angleze që e kanë afruar te Arsenali, si zëvendësues i Mesut Ozil.
Por “AS” nga ana tjetër ngre hipotezën e përfshirjes edhe të Jamesit në bisedimet për Eriksen, i cili është i lidhur me Spurs deri në vitin 2020. Në rast se nuk rinovon kontratën, Tottenhami do të jetë i detyruar për ta shitur. Për ta ulur çmimin, Reali ka programuar të shtojë në ofertë edhe Jamesin.







