1-2
Real Madridi i bashkohet Barcelonës në finale
Real Madridi e ka eliminuar Atletico Madridin në Superkupën e Spanjës dhe i është bashkuar Barcelonës në finale.
“Mbretërit” të enjten mbrëma fituan 2:1 ndaj Atleticos, në ndeshjen që u zhvillua në “King Abdullah Sports City” në Jeddah të Arabisë Saudite.
Federico Valverde realizoi supergol nga gjuajtja e lirë në minutën e dytë të ndeshjes. Më pas përgatiti golin për Rodrygon, i cili në minutën e 55-të, shënoi për 2:0.
Atletico golin e vetëm në ndeshje e shënoi me Alexander Sorlothin, tre minuta më pas.
Finalja “El Clasico” e Superkupës së Spanjës do të luhet të dielën në mbrëmje.