Real Madridi e humb shansin e artë për titull në La Liga, pasi ndalet nga Sevilla

Real Madridi e ka humbur një shans të artë në garën për titull në La Liga këtë sezon, pasi u ndal me një barazim 2:2 nga Sevilla të dielën.

Pas barazimit të Atletico Madridit me Barcelonën, Real Madridi ishte i vetëdijshëm se do t’i merrte në dorë frenat e garës për titull në La Liga me një fitore eventuale, por dështoi ta shfrytëzojë rastin.

Barazimi 2:2 me Sevillën në një ndeshje dramatike në shtëpi nënkupton se Real Madridi ngel në vendin e dytë me 75 pikë, dy më pak se lideri Atletico Madrid dhe baras me pikë me Barcelonën, tri ndeshje deri në përfundim të sezonit 2020/21.

Sevilla e mbyll top katërshen me 71 pikë.