Real Madridi “blindon” pozitën e parë

Real Madrid ka shënuar fitore të rëndësishme në udhëtim te Sociedadi, duke e mposhtur me rezultat 2:0.

Vinicius Junior (47’) dhe Luka Joviq (57’) ishin realizatorët e golave.

Fitorja disi u zbeh pasi sulmuesi Karim Benzema u dëmtua në pjesën e parë.

Fitorja e mban Realin bindshëm në pozitën e parë me 39 pikë, ndërsa Sociedadi është i pesti me 29 pikë.