La Liga

Real Madrid rikthehet te fitorja

Real Madridi është këndellur pas humbjes së xhiros së kaluar.

“Los Blancos” triumfuan me rezultat 2:0 në shtëpi ndaj Las Palmas, në kuadër të javës së shtatë në La Liga. Brahim Diaz kaloi vendasit në epërsi në minutat shtesë të pjesës së parë.

Rezultati u dyfishua në minutën e 54-të kur Joselu realizoi, pas disa tentativave të dështuara.

Me këtë fitore, Real Madridi merr pozitën e dytë në tabelë me 18 pikë, një më pak se Girona që tani merr lidershipin.

Në anën tjetër, Las Palmas mbetet i 17-ti me vetëm pesë pikë të grumbulluara.