La Liga

Real Madrid deklason Osasunën

Real Madridi ka shënuar fitore ndaj Osasunas me rezultat 4-0 në kuadër të javës nëntë të La Ligas.

Jude Bellingham po del të jetë transferimi më i qëlluar i mbretërve në vitet e fundit.

Anglezi arriti të shënojë fillimisht në minutën e 9-të pasi pranoi një top nga Dani Carvajal dhe me qetësi qoi topin në rrjetë për 1-0.

Me të filluar pjesa e dytë Bellingham pranoi një asistim nga Fede Valverde për të shënuar për 2-0.

Në minutën e 65-të ishte radha e Vinicius Junior që shënoi për 3-0 pas një asistimi të Valverdes.

Joselu ishte ai që shënoi për 4-0 në minutën e 70-të, ndërsa disa minuta më vonë ai humbi një penallti.

Me këtë fitore Real Madridi mban vendin e parë me 24 pikë.