Kryeprokurori

Reagon zyra e Kryeprokurorit Lumezi: Paga nuk më është rritur

Zyra e Kryepokurorit të Kosovës, Aleksandër Lumezi ka reaguar sot në lidhje me raportimet e mediave rreth rritjes së pagës të kryeprokurorit.

Në reagim, zyra e Kryeprokurorit Lumezi ka theksuar se këto lajme janë të pavërteta dhe se nuk ka pasur asnjë vendim për ngritje të pagës.

Sqarimi i plotë:

Sqarim nga Zyra e Kryeprokurorit Aleksandër Lumezi

– Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, njofton opinionin se shkrimi i publikuar sot në portalin “Koha.net”, me titull “Qeveria miraton shtesat për prokurorët special dhe për Lumezin”, është plotësisht i pasaktë dhe nuk ka të bëjë asgjë me rritjen e pagës për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.

Andaj, kërkojmë nga të gjitha mediat që mos të publikojnë shkrime të pavërtetuara nga sistemi prokurorial i Kosovës, kur ka të bëj me prokurorët, pasi që, shkrimet e tilla janë tendencioze dhe mund të dëmtojnë integritetin e prokurorëve.

Vendimi në fjalë, është vetëm për prokurorët dhe Kryeprokurorin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, e jo edhe për Kryeprokurorin e Shtetit, Aleksandër Lumezi.