Reagon zëdhënësi i Prokurorit të Shtetit: Dallevere fund e krye me biletat për ndeshjen Kosovë-Angli

Edhe pse ishte paralajmëruar nga FFK-ja se në orën 16 do të dalin online biletat për ndeshjen Kosovë-Angali, sistemi online ka dështuar.

Kjo ka bërë që shumë tifozë dhe mbështetës të Kombëtares së Kosovës të reagojnë ashpër ndaj FFK-së, pasi që kjo nuk është hera e parë që po ndodh një gjë e tillë.

Njëri prej tyre që ka reaguar është edhe zëdhënësi i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Ekrem Lutfiu, i cili ka shkruar në Facebook: “E qysh me marr bileta online kur bie prej sistemi sajti i shitjes së biletave për ndeshjen Kosovë – Angli??? Tmerr bre kjo është, të dështuar me qëllim, dallavere fund e krye!”

I njëjti më herët kishte njoftuar se pikërisht Prokuroria ka filluar hetimet për këtë problematikë, shkruan Ballkani.info.

“Ju njoftojmë se Prokuroria e Shtetit, bazuar në lajmet e publikuara në media ka filluar grumbullimin e informatave, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura për shitjen e biletave për ndeshjet e zhvilluara nga kombëtarja e Kosovës”, theksoi zëdhënësi i Prokurorisë së shtetit, Ekrem Lutfiu. /Ballkani.info/

loading…