Reagon vëllai i vetëm i Albert Krasniqi pas vrasjes së tij

Vrasja e mbrëmshme në Prishtinë ktheu vëmendjen e plotë tek familja Krasniqi.

Viktima Albert Krasniqi humbi jetën si pasojë e të shtënës me armë që mori nga babai i tij, Skender Krasniqi.

Një plumb i hedhur mbi trupin e tij bëri që i njëjti të mos arrij t’i bëjë ballë lëndimit trupor.

Me të marrë informatën në vendin e ngjarjes kanë arritur të gjitha ekipet mjekësore, teksa disa orë më vonë trupi i tij u dërgua në Institutit e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Sot kur edhe do t’i jepet lamtumira e fundit në varrezat e Prishtinës në Dragodan, padyshim se më të rëndë dhimbjen do ta kenë të gjithë familjarët e miqtë e tij.

Albert Krasniqi la pas vetes një vajzë, nga martesa që pati me ish-miss Kosovën, Besa Gashi.

E pas vdekjes së tij ka reaguar edhe vëllai i vogël, Ylli.

Yll Krasniqi është djali i vogël i familjes Krasniqi, e cila udhëheq edhe biznesin ‘Përparimi’.

Ylli postoi disa fotografi në rrjetet sociale, teksa zgjodhi të mos shkruajë asnjë fjalë e që padyshim është shumë e kuptueshme pas rastit tragjik i cili ndodhi.

Poashtu i njëjti njoftoi edhe për varrimin e vëllait të tij, që bëhet pasditen e sotme.