Reagon vajza e Jakup Krasniqit, i quan të shitur e të mjerë deputetët që votuan pro Speciales

Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa ka reaguar pas aksionit që Zyra e Prokurorit të Specializuar po kryen në shtëpinë e tyre.

Ajo ka përmendur emrat e ish-bashkëpartiakëve të Krasniqit, që kanë votuar pro Speciales, duke i quajtur deputetë të dështuar, të shitur e të ndryrë, derisa i ka pyetur edhe se si po ndihen me pamjet nga ky aksion.

“Ish-bashkepartiak te babit, deputet te legjislatures me te deshtuar, deputet te deshtuar, te shitur e te ndyre. A po ju pelqejn keto pamje, si po ndiheni me keto pamje?”, ka shkruar ajo.