UEFA

Reagon UEFA: Vendimi i Gjykatës së Drejtësisë nuk nënkupton vlefshmërinë e Superligës

Pak minuta pas vendimit të Gjykatës së Drejtësisë së Bashkimit Evropian, ka mbërritur edhe përgjigja e shumëpritur e UEFA-s.

“UEFA merr parasysh vendimin e dhënë sot nga Gjykata e Drejtësisë në rastin e Superligës Europiane. Ky vendim nuk nënkupton miratimin ose vërtetimin e të ashtuquajturës “super ligë”, por përkundrazi thekson një mangësi historike në para-autorizimin e UEFA-s, një aspekt teknik që tashmë është njohur dhe trajtuar në qershor 2022.

UEFA ka besim në qëndrueshmërinë e rregullave të saj të reja, dhe veçanërisht se ato janë në përputhje me të gjitha ligjet dhe rregulloret përkatëse europiane. UEFA mbetet e palëkundur në angazhimin e saj për të mbështetur piramidën europiane të futbollit, duke siguruar që ajo të vazhdojë t’i shërbejë interesave më të gjera të shoqërisë. Ne do të vazhdojmë të formësojmë modelin europian të sportit kolektivisht me shoqatat kombëtare, ligat, klubet, tifozët, lojtarët, trajnertë, institucionet europiane, qeveritë dhe partnerët.

Ne besojmë se piramida europiane e futbollit e bazuar në solidaritet, të cilën tifozët dhe të gjithë palët e interesuara e kanë shpallur si modelin e tyre të pazëvendësueshëm, do të mbrohet nga kërcënimi i evazionit nga ligjet europiane dhe kombëtare”, shprehej UEFA.