Reagon Thaçi, pasi Grenell njoftoi për takim të ri mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pasi që SHBA-të caktuan një takim të dytë në Uashington mes Kosovës dhe Serbisë.

Thaçi përmes një postimi në Twitter ka thënë se e mirëpret takimin në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të negociatave mes Kosovës dhe Serbisë.

Gjithashtu, presidenti ka shtuar se Kosova është falënderuese për përkushtimin e saj për paqe dhe stabilitet në rajon.

“Mirëpres takimin e planifikuar në Shtëpinë e Bardhë për negociatat mes Kosovës dhe Serbisë. Jemi falënderues për përkushtimin e jashtëzakonshëm të SHBA-ve për paqe dhe stabilitet në rajon”, ka shkruar presidenti.

Kujtojmë se presidenti Thaçi planifikohej që të merrte pjesë në takimin e parë që do mbahej më 27 qershor në Uashington, por që pas publikimit të aktakuzës nga Specialja, takimi u anulua.