Reagon sizmiologu grek, i quan qesharake deklaratat e Metës për tërmet apokaliptik

Mediat kanë publikuar një letër të kreut të shtetit, Ilir Meta, ku paralajmëronte tërmet apokaliptik në Ballkan.

Në shkresën drejtuar kryeministrit dhe dy ministrave, presidenti, duke iu referuar një sizmiologu grek, paralajmëronte “lëkundje” të forta në Ballkan.

Por siç duket e gjitha ka qenë një blof, pasi vetë sizmiologu, të cilit presidenti i referohet e ka mohuar diçka të tillë.

Sizmiologu i vjetër grek, Akis Tselentis, drejtor i Institutit Gjeodinamik Observatori Kombëtar të Athinë, ka çmontuar alarmin e Metës, i cili çuditërisht kërkonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Asnjëherë nuk kam bërë asnjëherë asnjë parashikim specifik për tërmete. Unë nuk kam bërë asnjë parashikim. Asnjëherë nuk kam qenë në kontakt me presidentin tuaj. E gjitha kjo është fake (e rremë) dhe qesharake”, tha ai në një reagim për shqiptarja.com.

loading…