Reagon Sindikata e Pylltarisë pas vrasjes së rojës në Badovc

Pas vrasjes së rojës së pyllit në një zonë të Badovcit, ka reaguar edhe Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës.

Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës përmes një njoftimi për media ka shprehur shqetësim të thellë për kushtet e vështira të punës me të cilat po ballafaqohen punëtorët e pylltarisë dhe rrezikun që i kanoset atyre çdo dit në vendin e punës, ashtu siç ndodhi me rastin e vrasjes në vendin e punës të Rojës së pyllit Nazmi Rustemi-roje në Rajonin e Prishtinës.

“Sindikata e Pavarur e Pylltarisë së Kosovës shpreh keqardhje të thellë për këtë rast, kushtet e vështira në të cilat po punojnë punëtoret e pylltarisë dhe konkretisht Rojtaret e pyllit”, thuhet në reagim.

Sindikata bën thirrje te organet kompetente që të ndërmarrin hapa konkret që këta punëtorë, të kenë mbrojtje dhe siguri në punë si dhe sa më shpejtë të zbardhet rasti në fjalë.