Reagon Sibel Halimi: Saherë po qëllojmë bashkë, po na sulmojnë

Kandidatja për kryetare të Ferizajt nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sibel Halimi ka reaguar pas lajmeve se ajo nuk do të mund të kandidojë për kryetare në këtë komunë për shkak se nuk është banore e Ferizajt.

Nga LDK-ja gjatë ditës kanë konfirmuar se Halimi është banore e Ferizajt dhe se e njëjta do të mund të kandidojë për kryetare të këtij qyteti. KQZ-ja ka bërë gabim teknik deklaruan nga LDK-ja.

E vet Halimi përmes një fotografie të postuar në rrjetin social “Facebook”, me kandidatin për Prishtinën, Përparim Rama tha se sa herë që po bëhen bashkë të dy po sulmohen.

“Saherë po qëllojmë bashkë, po na sulmojnë😊 E ne, veç po forcohemi e po buzëqeshim! Nga 17 tetori, Prishtina e Ferizaj do të jenë n’duar t’sigurta✌”, ka shkruar ajo.

Kujtojmë që probleme në KQZ është raportuar se i kanë dal edhe Përparim Ramës.