Reagon shefi i stafit të Osmanit: Presidentja lartëson Kosovën e idealeve të UÇK-së

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes, Vjosa Osmani ka reaguar pas shumë reagimeve që kanë ardhur në adresë të presidentes me rastin e vizitës në Koshare, në shënimin e 22 vjetorit të betejës së UÇK-së.

Këto reagime janë bërë pasi që në postimin e Osmanit në Facebook, ajo askund nuk e përmend UÇK-në, por vetëm Betejën e Koshares.

“Çdo ditë dhe me secilin veprim, Presidentja Vjosa Osmani lartëson Kosovën e idealeve të luftëtarëve dhe dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Kontributi dhe sakrifica e secilit luftëtar dhe dëshmorë kujtohet me pietet, pasi që Kosova dhe UÇK janë një!”, ka shkruar Vela.