Reagon Shala: Është lajm i pavërtetë se Haradinaj ka anuluar vendimin për pastrimin e rezervuarve

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka reaguar pas raportimeve se kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, e ka anuluar vendimin e ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për pastrimin e rezervuarve të naftës.

“Të dashur qytetarë, të nderuar konsumator, po qarkullojnë disa lajme që Udhëzimi Administrativ 06/2019 i cili do t’i obligojë pikat e shitjes së karburanteve të naftës që të bëjnë pastrimin e rezervuarëve çdo 3 vite, udhëzim ky të cilin e kam nënshkruar para disa javëve, është anuluar nga Zyra e Kryeministrit. Një lajm i tillë është i pavërtet. Një gjë e tillë ligjërisht është e pamundur që të ndodhë, dhe nuk do të ndodhë! Prioritet i imi i përhershëm është dhe do të mbetet mbrojtja e konsumatorit dhe cilësia e produkteve që tregtohen në tregun e brendshëm të Republikës së Kosovës. E.SH”, ka thënë Shala. /Ballkani.info/

loading…