Reagon sërish ”tiks.app”: Na kanë sulmuar hakerët, ja kur do të dalin në shitje biletat e mbetura

Kompania që merret me shitjen e biletave të ndeshjes së Kosovës, ”tiks.app” sërish ka reaguar pas sulmeve të shumta që po bëhen drejt tyre.

Ata janë arsyetuar me faktin se janë sulmuar nga hakerët, andaj për atë edhe sistemi nuk është në funksion.

”Tiks.app” nëpërmjet një statusi në Facebook kanë mohuar edhe ‘dallaveret’ që po pretendohen se kanë bërë me shitjen e biletave, duke shkruar ”Disa Persona dhe Media kanë shfrytëzuar këtë situate dhe kanë publikuar materiale nxitëse qe kanë ndikuar edhe me tej ne tensionimin e situatës se krijuar”.

Biletat e mbetura do të dalin në shitje gjatë ditës së sotme në koordinim me Policinë dhe FFK-në.

Më poshtë njoftimi i plotë i tyre:

https://www.facebook.com/tiksapp/posts/566646810754044

loading…