Prizren

Reagon Senati i Universitetit “Ukshin Hoti” pas bllokimit të procesit për zgjedhjen e Rektorit

Pas masës së përkohshme nga Gjykata Themelore e Prizrenit, Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren, vazhdon të mbetet pa Rektor. Senati i këtij Universiteti ka reaguar, pas pezullimit të zgjedhjes së Rektorit nga ana e Gjykatës.

Në reagimin e tyre, Senati i Universitetit “Ukshin Hoti”, ka shprehur shqetësim për gjendjen e krijuar në këtë Universitet, dhe shpreh kërkesën për zbatimin e Ligjit dhe mënjanimin e tendencave për ndërhyrje në vendimet e organeve qeverisëse të UPZ.

Senati ka kërkuar që të respektohet autonomia e Universitetit dhe ka bërë thirrje që stafi Akademik, administrative dhe i studentëve të vazhdojë të kryejnë obligimet e tyre, me qëllim që të kalohet kjo situatë. /Ballkani.info/