Reagon Rusia pasi SHBA’të vranë gjeneralin iranian

Pas vrasjes së gjeneralit iranian Qasem Soleimani ka reaguar edhe Federata Ruse. Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme një veprim i tillë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të çojë në rritje të tensioneve në Lindjen e Mesme.

Ndërkohë gjithashtu kanë shprehur ngushëllime për popullin iranian pas vrasjes së Soleimanit, raporton CNN.

“Vrasjen e Solemianit në periferi të Bagdadit përmes një sulmi ajror është një hap aventuresk që do të çojë në rritjen e tensioneve në gjithë rajonin”, kanë thënë për TASS nga Ministria e Punëve të Jashtme të Rusisë.

Sipas Moskës zyrtare Soleimani i ka shërbyer kauzës dhe mbrojtjes së interesave të Iranit.

“Soleimani i shërbeu me përkushtim kauzës së mbrojtjes së interesave kombëtare të Iranit. Ne ofrojmë ngushëllimet tona të sinqerta për popullin iranian,” thuhet ndër të tjera në reagim.