Zv/ministri i Mbrojtjes

Reagon Ramadani: Pas Maqedonisë, Kosova vendi i 31-të anëtar i NATO-s

Pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë për ndryshimet Kushtetuese me të cilat i hapet rrugë miratimit të marrëveshjes me Greqinë dhe ndryshimin e emrit të Maqedonisë në Maqedoninë Veriore, kanë filluar reagimet edhe nga Kosova.

I pari që ka reaguar është zv/ministri i Mbrojtjës i Kosovës (Ministrisë së FSK-së), Burim Ramadani.

“Maqedonia në NATO është në interes të sigurisë rajonale. Jam i lumtur për vendimin e Parlamentit të Maqedonisë për ndryshimet kushtetuese. Ballkani nuk ka zgjidhje tjetër më paqësore sesa hyrja në
NATO. Kosova do të jetë vendi i 31-të i NATO-s. Kjo është rruga jonë e përbashkët”, ka thënë Ramadani.

Me këtë votim, Maqedonia bëhet me automatizëm vendi i ri i NATO-s, sepse marrëveshja me Greqinë për emrin ka qenë kushti kryesor dhe i vetëm për anëtarësim në aleancën veriatlantike. /Ballkani.info/