Reagon Qeveria e Serbisë: Ky është teksti do të vendoset për kalim me letërnjoftime të Kosovës në Serbi

Bashkimi Evropian sot njoftoi se është arritur marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për dokumentet për hyrje-dalje kufitare.

Ndonëse askush ende nuk e ka parë tekstin e kësaj marrëveshjeje, në Kosovë ajo u lavdërua nga drejtuesit e institucioneve.

Por, reagime për këtë marrëveshje pati edhe nga ana e Serbisë.

Sipas drejtorit të së ashtuquajturës Zyre për Kosovën në qeverinë serbe, Petar Petkoviq, marrëveshja e arritur për dokumentet për hyrje-dalje midis Kosovës dhe Serbisë tha se do të shoqërohet me një tekst, ku thuhet:

“Mundësimi i përdorimit të letërnjoftimeve të lëshuara nga Prishtina [Kosova] bëhet vetëm për arsye praktike për të lehtësuar pozitën e qytetarëve dhe për të mundësuar lirinë e lëvizjes, në përputhje me Marrëveshjen për Lirinë e Lëvizjes të arritur në dialog më 2011. Kjo nuk mund të interpretohet si njohje për pavarësinë e shpallur në mënyrë të njëanshme nga Kosova, nuk paragjykon përcaktimin e statusit përfundimtar të Kosovës dhe nuk interpretohet si pëlqim i Beogradit për të devijuar nga Rezoluta 1244 e OKB-së”, tha ai, përcjell Demokracia.com.

Kjo marrëveshje ishte arritur në vitin 2011, por ishte duke u zbatuar si jo e tërësishme./Demokracia.com/