Reagon PSD: Profilet ‘fake’ në Facebook nuk janë krijuar nga ne

Gjatë ditës së sotme Partia Social Demokrate është raportuar se ka ‘krijuar’ rreth 300 llogari false në rrjetin social Facebook për të përhapur propagandë.

Hulumtimi nuk ishte i bazuar në të dhëna të sakta por kishte një listë të profileve ‘fake’, të cilat janë publikuar.

Ballkani.info ka kontaktuar me zëdhënësen e PSD-së, Natyra Kuçi e cila ka thënë se raportimet e mediave kanë qenë jo profesionale.

Kuçi ka thënë se pas pak Partia Social-Demokrate do të dalë me një reagim, por që në parim i kundërshton të gjitha këto akuza duke thënë se kushdo që i ka krijuar këto llogari, kanë dashur ta dëmtojnë kredibilitetin e Partisë. /Ballkani.info/