Reagon Presidenca pas shpërthimit: Tjetër sulm kriminal në Mitrovicën e veriut

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas shpërthimit që ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri.

Në një postim në Twitter, Vela ka shkruar se ky është një sulm tjetër kriminal në Mitrovicën e veriut.

“Strukturat kriminale dhe ilegale të financuara nga Serbia po pengojnë sundimin e ligjit në veri. Ky mund të jetë një reagim ndaj aksionit të institucioneve të Kosovës për heqjen e kamerave të paligjshme të vëzhgimit të vendosura nga Serbia”, ka theksuar Vela.

Ndryshe, Policia e Kosovës ka konfirmuar shpërthimin, duke njoftuar se ka ndodhur rreth orës 03:00.