Reagon Përparim Rama: Jam kandidat i LDK-së!

Kandidati i LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama ka reaguar pas shumë reagimeve ndaj tij.

Rama në një emision televiziv tha se është apartiak, anipse do të kandidojë për LDK-në në garën për kryetar të Prishtinës.

“Unë jam apolitik. Nuk jam i anëtarësuar në LDK, por do garojë kandidat i saj. Besoj fuqishëm në Lumirin, i cili po bën reformat e mëdhaja përbrenda LDK’së, e shoh si njeri vizionar, me ide përparimtare, interesi i tij shihet”, deklaroi ai.

Pasi, Rama tha se është apartiak, anëtari i LDK-së, Lutfi Zharku i është kundërvu,  duke i thënë se “është partiak dhe është LDK”.

“Une jam partiak. Une jam LDK”, shkroi Zharku, duke ia bashkangjitur një fotografi të tij.

Ndërsa, tani në postimin e tij thotë se do të jetë kryetar i qytetarëve të Prishtinës pa anime politike.

“Unë jam kandidat i LDK-së. Jam pjese e LDK-së ne kete garë. Garoj bashkë me listën e asambleistëve të LDK-së; shtëpisë politike të Republikës së Kosovës.  Do të jem Kryetar i të gjithë qytetarëve të Prishtinës pa anime politike por me vizion të fortë e të qartë për Kryeqytetin, qytetin e të gjithëve. #PR4PR”, shkroi Rama në Facebook.