Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka reaguar për herë të parë pas rezultatit të zgjedhjeve në Skënderaj, ku fitoi Fadil Nura.

Haxhiu i cili në këtë garë e kishte përkrahur Bekim Jasharin, ka thënë se të pikëlluar e me kokën ulur duhet të jenë ata ata që ia humbën Skënderajt mundësinë e artë me Bekim Jasharin në realizimin e projekteve për zhvillim dhe ndërtim të Drenicës.

Tutje, Haxhiu ka thënë se pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as pavarësi, as demokraci e as parti.

“Jasharajt e ndrruan historinë.Ata janë vet historia moderne. Ata na e mundësuan edhe 17 tetorin 2021. Pa Jasharajt nuk do të kishte as UÇK, as Liri, as Pavarësi as demokraci as parti. Bekim, sa herë të takoj ty, bacin Rifat, Besartën, e vij në vizitë te varret e 56 antarëve të familjes tuaj Jashari, e di që nuk do të me vrasë ndergjegjja. Ju nuk jeni kalimtarë, Ju jeni themeli i pavarësisë e nderi i shqiptarisë. Në Skënderaj fitoi lakmia më shumë se lavdia! Me këtë rezultat nuk mund të mburret Drenica”, ka shkruar Haxhiu.

Postimi i plotë: