Reagon PDK për ardhjen e vaksinave: Janë lëmoshë, shteti ynë sinonim i dështimit në luftën ndaj pandemisë

Zëdhënësi i PDK-së, Avni Bytyçi thotë se vendi ynë është sinonim i dështimit në çdo aspekt të luftës ndaj pandemisë.

Bytyçi shkruan se vaksinat që do vinë sot janë lëmoshë për vendet që kanë dështuar t’i sigurojnë ato vet.

Postimi i tij i plotë:

Vendi i fundit në Evropë për vaksinimin kundër covid-it, shteti ynë është sinonim i dështimit në çdo aspekt të luftës kundër kësaj pandemie.

Vaksinat që vijn sot në Kosovë janë donacion/lemoshë për vendet që kanë dështuar që t’i sigurojnë vet ato.

Gara për merita në mes të Qeverisë Hoti dhe asaj Kurti janë fyerje për qytetarët e këtij vendi, pasi që këto dy qeveri janë fajtore për keq-menaxhimin e situatës me pandeminë. Kuptohet dikush më shumë e dikush më pak.

26 mijë doza të vaksinës janë vetëm për 13 mijë qytetarë, pjesën tjetër llogaritne vet!