Reagon njëri nga protagonistët e ‘Intervistave qesharake’: Mua askush nuk më dha para apo bursë

Lajmërohet një nga protagonistët e ‘Intervistave më qesharake shqiptare’.

Me siguri se ju ka rënë t’i shihni apo të dëgjoni në përditshmëri për disa nga intervistat më interesante që janë bërë ndonjëherë nga shqiptarët.

E ndër ta protagonist ishte edhe qytetari me emrin Kristian Gashi.

Pasi është bërë virale intervista ‘A bon me fol’ dhe po përflitet shumë për djalin, i cili tani edhe po merr ndihma edhe financiare për t’i mundësuar të paguajë fakultetin, Kristiani është rishfaqur në skenë.

Ai me anë të një postimi në rrjetin social Facebook ka postuar foton e tij nga intervista dhe ka shkruar një ankesë në formë shakaje.

“Eeeeee qetash un : A BAN ME FOOOL A BAN ME FOOOOL .. Inati pom vje intervista jem qe rrash 10 vjet eshr nr 1 ne ven , qe 10 vjet keshin me mu , qe 10 vjet lujn qoke me muuu e kerkush smi qoj nja 500€ a naj burs a ,( perpos dy her policija sum kan denu masi mkan njoft edhe dy her parking per kerr skam pagu ) a ktij djalit Drenices 500€ Labi , burs fitoj ,mdoket edhe nuse me letra dojn mi gjet me qit jasht shtetit. Kjo bot nuk esht e drejt . DREJTSI PER GJITH!!!”, ka shkruar Kristiani.