Reagon Nisma pas sondazhit me 1.5%: Ne u besojmë mbështetësve tanë, jo sondazheve

Nisma Socialdemokrate ka reaguar lidhur me sondazhin që ka qarkulluar sonte në media, duke thënë se, NISMA u beson votuesve që e kanë votuar në tre palë zgjedhje parlamentare dhe votuesve të rinj më shumë sesa sondazheve.

Rezultati i zgjedhjeve vendoset nga votuesit ditën e zgjedhjeve dhe nga askush tjetër, thuhet në reagimin e kësaj partie.

“Ne e dimë që vullneti i qytetarëve është i ndryshëm dhe më i fortë se që duan kundërshtarët tanë, thuhet tutje në reagimin e Nismës. Ne u besojmë mbështësve tanë dhe i nxisim të gjithë që sa më shumë të votojnë për NISMËN Socialdemokrate ditën e zgjedhjeve”, ka shkruar kjo parti në faqen e saj zyrtare në Facebook.

Reagimi vije pasi që një sondazh i publikuar sonte Nismën e vendosi në 1.5 përqind, duke mos mundur ta kalojë pragun. /Ballkani.info/