Reagon Miss Kosova pas publikimit të fotografisë: Ai s’është simbol i Serbisë

Mrëmë u komentua me të madhe lajmi për fotot që qarkullojnë në rrjetet sociale, ku shihet Miss-i serb Valentina Petroviq, së bashku me Miss Shqipëria, Miss Mali i Zi dhe Miss Kosova duke pozuar të buzëqeshura dhe duke treguar shqiponjën dykrenare shqiptare.

Pas kësaj, Miss Kosova, Besa Çitaku ka reaguar duke sqaruar gjithçka, shkruan IndeksOnline.

Ajo përmes një postimi tha se simboli i bërë me duar në fotografi nuk është simbol i Serbisë.

Çitaku e përshkruajti atë fotografi duke thënë se ishte “ një foto e thjeshtë”.