Zv/drejtori i RTK-së, Mentor Shala ka reaguar pas një postimi sot paradite, ku në mënyrë ironike e ftonte për drekë deputeten e VV-së, Doarsa Kica Xhelilin.

“Nëse i thu dikujt bukuroshe dhe e fton për drekë ose darkë është ofendim dhe gjuhë e papranueshme, atëherë më vjen keq ku paskemi mbrri si shoqni! Nëse Doarsa është ofendu për këtë ftesë dhe kompliment i kërkoj falje, por nuk e pash asnjë reagim të saj. E juve bandave FAKE të fcb ju dëshiroj fat e lumturi…”, ka shkruar Shala.

Shala kishte reaguar ndaj deputetes së VV-së, pasi që ajo mbrëmë tha se RTK-ja e kishte ndërprerë transmetimin e komisionit parlamentar kur ishte përmendur emri i Mentor Shalës. /Ballkani.info/