Berat Rukiqi

Reagon LDK: S’është e vërtetë që Kryetari Abdixhiku ka takuar Glauk Konjufcën

Gazetari Valon Syla ka thënë sonte se javën e kaluar ka pasur një takim mes kryeparlamentarit Glauk Konjufca dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që sipas gazetarit kanë folur për temën e zgjedhjeve.

Por, Berat Rukiqi, anëtar i kryesisë së LDK-së, ka thënë se një takim i tillë nuk ka ndodhur.

“Lajmi për takimin e Kryetarit Abdixhiku, me kreun e Kuvendit, është i pasaktë”.

“LDK i ka publike dhe të qarta qendrimet për zgjedhjet. Kryeministri i dorëzuar duhet të jap dorëheqje, t’i tergoj qytetarëve pse po dorëzohet dhe ne jemi të gatshëm për zgjedhje”, ka deklaruar Abdixhiku.