Kryetari i VV-së, Albin Kurti, i ka cilësuar si akt terrori e urrejtjeje sulmet terroriste të ndodhura javët e fundit, teksa ka thënë se qytetarët e Kosovës i dënojnë fuqimisht ato, shkruan ballkani.info

Kurti ka reaguar nëpërmjet llogarisë së tij në ‘Twitter’, gjersa ka shtuar se terroristët nuk përfaqësojnë as komb e as fe.

“Skenat e krimit të të shtënave në Vjenë, Nice dhe Dresden janë akte terrori dhe urrejtjeje. Qytetarët e Kosovës i dënojnë fuqimisht ato. Terroristët nuk përfaqësojnë asnjë besim, as ndonjë vend”, ka deklaruar ai. /Ballkani.info/