Reagon Kurti pas rënies, përmend Grenellin dhe premton fitore

Dje Kuvendi i Kosovës me shumicë të votave vendosi ta shkarkojë Qeverinë Kurti pasi LDK kishte inicuar mocion mosbesimi ndaj Qeverisë ku bënte pkjesë.

Albin kurti disa herë i është drejtuar Kuvendit të Kosovës që arsyeja kryesore e rrëzimit të tij është ideja e korigjimit të kufijve me Serbinë.

Në një postim në Facebook Kurti ka shkruar rreth rënies së tij duke e përmendur edhe emisarin e Trump-it për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë.

‘Qëllimi i mosbesimit nuk ishte rrëzimi i qeverisë sa dobësimi i qeverisjes. Ndërkaq kuptimi i mosbesimit ishte porosia ambasadorit Grenell: në Kosovë janë mbi 80 deputetë të gatshëm të rrezikojnë edhe jetët e qytetarëve vetëm që të kalojë shkëmbimi presidencial”, ka shkruar Kurti.

Qeveria Kurti ështe Qeveria me jetëgjatësinë më të shkurtër në histori të vendit. /Ballkani.info/