Reagon kryetari i Pejës pas sulmit seksual ndaj Mrika Nikqit

Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi

Muhaxheri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale dhe çështje politike.

“Dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale, është çështje politike. Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh”, ka shkruar ai.